12:33 / 27.07.2026
Kryetari i Mitrovicës nënshkruan kontratën për trajtimin e qenve endacakë
A.B|RTKlive
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për trajtimin e qenve endacakë.
"Një prej problemeve kryesore që ka prekur qytetarët, e që me të drejtë ka qenë shqetësim i qytetarëve, sot po merr kahjen e duhur. Qytetarët do të jenë më të sigurt dhe qentë do të marrin trajtimin e duhur", ka shkruar Peci në Facebook".























