KRU “Prishtina” organizon aksion vullnetar për dhurimin e gjakut më 5 gusht
BKT
Kosovë

KRU “Prishtina” organizon aksion vullnetar për dhurimin e gjakut më 5 gusht

Sh.G|RTKlive

KRU “Prishtina”, në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, do të organizojë një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut më 5 gusht 2026, nga ora 10:00 deri në 15:00, në ambientet e kompanisë.

Ky aktivitet organizohet pas kërkesës së Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, së cilës KRU “Prishtina” i është përgjigjur pozitivisht, me synimin për të kontribuar në sigurimin e rezervave të nevojshme të gjakut dhe për të promovuar vlerat e solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë shoqërore.

Nevoja për gjak mbetet e vazhdueshme për shkak të numrit të madh të rasteve emergjente, aksidenteve, ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve të pacientëve që kanë nevojë për transfuzion. Çdo dhurim mund të jetë vendimtar për shpëtimin e një apo më shumë jetëve.

KRU “Prishtina” fton të gjithë punonjësit që plotësojnë kushtet për dhurim të bëhen pjesë e këtij aksioni humanitar dhe të japin kontributin e tyre në mbështetje të pacientëve që kanë nevojë për gjak.


MË SHUME NGA Kosovë