Fushë Kosova vazhdon aksionet për pastrimin e hapësirave publike
Sh.G|RTKlive
Komuna e Fushë Kosovës po vazhdon në baza ditore aktivitetet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e pikave të grumbullimit të mbeturinave, në kuadër të përpjekjeve për një qytet më të pastër, më të rregullt dhe me kushte më të mira jetese për qytetarët.
Sipas komunës, ekipet përgjegjëse janë të angazhuara në pastrimin e vazhdueshëm të hapësirave publike, me synim përmirësimin e higjienës dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përveç angazhimit institucional, Komuna u bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, duke hedhur mbeturinat në vendet e parapara dhe duke treguar kujdes për hapësirat publike.
Zyrtarët komunalë theksojnë se vetëm përmes përgjegjësisë dhe bashkëpunimit të përbashkët mund të ndërtohet një mjedis më i pastër, më i shëndetshëm dhe më i mirë për të gjithë banorët e Fushë Kosovës.























