10:06 / 29.07.2026
KRU Prishtina vazhdon intervenimet e mirëmbajtjes në terren
Sh.G|RTKlive
KRU Prishtina njofton se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në disa lokacione, me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe sigurimit të funksionimit të qëndrueshëm të shërbimeve për qytetarët.
Punimet do të realizohen në rrugët: Ismail Qemajli, Bajram Bahtiri, Shyt Marevci, Hajdar Dushi, Bill Klinton, Sokol Sopi, Gjon Sereçi, Hilmi Zariqi, Kamer Loshi, Bia UÇK, Bislim Makolli dhe Emrush Miftari.
KRU Prishtina falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre intervenimeve.























