14:11 / 29.07.2026
Peci nënshkruan kontratën për mirëmbjatjen e ndriçimit publik në Mitrovicë
K. K. / RTKlive
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për mirëmbjajtjen e ndriçimit publik. Peci ka thënë se në të gjitha rrugët e komunës së Mitrovicës do të bëhet funksionalizimi i ndriçimit publik.
"Sot nënshkrova kontratën për mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës tanimë do të bëhet funksionalizimi i ndriçimit publik, ndërsa do të vazhdojmë me shtrirjen e ndriçimit edhe në rrugët që ende nuk e kanë të instaluar këtë rrjet", ka shkruar Peci në Facebook.























