10:09 / 30.07.2026
Sot kryhen disa intervenime të mirëmbajtjes së ujësjellësit në Prishtinë
Sh.G|RTKlive
KRU "Prishtina" ka bërë të ditur se sot ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione në kryeqytet.
Rr. Mehmet Gradica, Rr. Besa, Rr. Hyzri Talla, Rr. Fatime Sokoli, Rr. Ahmet Krasniqi, Rr. Hilmi Zariqi, Rr. Nazim Gafurri, janë rrugët në të cilat punëtorët e KRU "Prishtina" do të kryejnë intervenimet e nevojshme.
Sipas njoftimit, këto intervenime po kryhen në kuadër të mirëmbajtjes së rregullt të rrjetit të ujësjellësit, me qëllim të sigurimit të funksionimit sa më efikas të sistemit dhe përmirësimit të shërbimeve për konsumatorët.
KRU "Prishtina" ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.























