17-vjeçari gjen mbi 2 mijë euro dhe dokumente, i dorëzon në polici
G.K/RTKlive
Një 17-vjeçar nga fshati Bablak i Ferizajt ka dorëzuar në polici një shumë parash dhe dokumente identifikimi që i kishte gjetur në një portofol në fshatin Lloshkobare.
Policia e Kosovës njoftoi se më 2 gusht 2026, rreth orës 22:30, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur A. Nuha, i cili ka dorëzuar paratë dhe dokumentet e gjetura në rrugë, afër pikës së karburantit “Ibrahimi Petrol”.
Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar pronari i sendeve të humbura, K.S. (40 vjeç) nga Gjakova.
Në prani të zyrtarëve policorë, pronarit i janë kthyer 2.435 euro, 270 franga, si dhe dokumentet personale. Policia ka regjistruar një shënim zyrtar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vlerësuar lart veprimin e A. Nuha, duke theksuar se ai me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar paratë dhe dokumentet e gjetura, duke dhënë një shembull të mirë të qytetarisë.























