Prishtina hap konkurs ndërkombëtar për projektimin e varrezave
BKT
Kosovë

Prishtina hap konkurs ndërkombëtar për projektimin e varrezave

K. K. / RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për konkurs ndërkombëtar për projektimin e varrezave të kryeqytetit.

Rama ka thënë se varrezat e kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar.

"Prandaj, kryeqyteti ka iniciuar projektin për zgjerimin dhe riorganizimin e Varrezave të Kryeqytetit, një projekt që siguron hapësirë dinjitoze për të gjithë qytetarët, duke respektuar të gjitha besimet fetare dhe nevojat e secilit komunitet", ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë