KRU “Prishtina” njofton për intervenimet e sotme në rrjetin e ujësjellësit
BKT
Kosovë

KRU “Prishtina” njofton për intervenimet e sotme në rrjetin e ujësjellësit

Sh.G|RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar sot në disa lokacione të kryeqytetit për realizimin e intervenimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në këto rrugë:

Rr. Ernest Koliqi, Rr. Holger Pedersen, Rr. Mehmet Gradica, Rr. Agim Çavderbasha, Rr. Xhevat Begolli , Rr. Tirana, Rr. Mitrovica.

KRU “Prishtina” u bën thirrje qytetarëve të këtyre zonave të kenë mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve, pasi mund të ketë pengesa ose ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë deri në përfundimin e intervenimeve.


MË SHUME NGA Kosovë