Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
BKT
Kosovë

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

G.K/RTKlive

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se nesër do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria lus operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.


MË SHUME NGA Kosovë