Basha inspekton rrugën Korishë–Kabash, investim 4.1 milionë euro
BKT
Kosovë

Basha inspekton rrugën Korishë–Kabash, investim 4.1 milionë euro

K. K. / RTKlive

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka vizituar punimet në projektin rrugor Korishë–Kabash në Prizren, duke thënë se ato po avancojnë përtej planit dinamik të paraparë.

Sipas Bashës, projekti ka një gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe një vlerë prej 4.1 milionë eurosh dhe është investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Ai tha se përfundimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë qarkullimin dhe qasjen për banorët e kësaj ane, ndërsa, sipas tij, investimet infrastrukturore mund të ndikojnë edhe në rritjen e vlerës së pronave dhe zhvillimin e turizmit malor dhe ekonomisë lokale.

“Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, duke realizuar projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe lidhin më mirë çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Basha në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë