Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës më 18 gusht
BKT
Kosovë

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës më 18 gusht

Sh.G|RTKlive

KRU “Gjakova” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët se të martën, më 18 gusht 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për shkak të punimeve për kyçjen në gyp te Fabrika e Municioneve.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 11:00.

Pa furnizim me ujë gjatë kësaj periudhe do të mbesin: Një pjesë e lagjes “Dardani” (ish-Piskota);

Fshati Osek Hilë dhe; Një pjesë e fshatit Skivjan.

KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje konsumatorëve të këtyre zonave që ta kenë parasysh ndërprerjen e planifikuar dhe të sigurojnë paraprakisht sasinë e nevojshme të ujit.


MË SHUME NGA Kosovë