13:52 / 21.08.2026
Fushë Kosova përgatit shkollat për vitin e ri shkollor
Sh.G|RTKlive
Komuna e Fushë Kosovës ka vijuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, duke realizuar procesin e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit (DDD) në disa objekte shkollore.
Procesi është zhvilluar në SHFMU “Mihal Grameno”, përfshirë aneksin, SHFMU “Selman Riza”, si dhe në SHMP “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe SHMP “Minatori”.
Sipas Komunës, masat synojnë që nxënësit dhe stafi arsimor ta nisin vitin e ri shkollor në ambiente të pastra, të sigurta dhe të përshtatshme për zhvillimin e mësimit.























