17:35 / 24.08.2026
KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe
Sh.G|RTKlive
Ekipet e inspektorëve të KRU “Prishtina” kanë vazhduar sot aksionin në Obiliq për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre, si dhe të atyre me kyçje ilegale.
KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shmangin kyçjet e paligjshme dhe t’i përmbushin me kohë obligimet e tyre, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit.
Nga kompania kanë theksuar se aksionet e tilla do të vazhdojnë në kuadër të masave për respektimin e rregullave të furnizimit me ujë.























