‘Ora e Pritjes” ka nisur edhe në qytetin e Ferizajt
Driton Ramadani /RTK
Aktiviteti “Ora e Pritjes” ka nisur edhe në qytetin e Ferizajt. Numërimi i kohës mbrapsht deri më 16 shtator po bëhet në përkrahje të ish krerëve të UCK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, datë kjo kur pritet që Gjykata Speciale në Hagë të shpallë aktgjykimin përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së.
Pas Prishtinës, “Ora e Pritjes”, filloi numërimin mbrapsht edhe në Ferizaj. Organizatorët, besojnë se më 16 shtator drejtësia do të triumfoj dhe çlirimtarët do të kthehen në atdhe.
“Kosova po pret po presim të gjithë do ti numërojmë orët minutat sekondat deri më 16 shtator Kosova pret sepse ka kënd e pretë”, ka thënë Eliza Hoxha nga platforma "Liria ka Emër”.
“16 shtatori do të jetë një orë e bardh për kombin tonë ku do të nisë ora e mbarë jo më ora që numëron mbrapshtë”, ka thënë Ismail Tasholli nga platforma "Liria ka Emër".
Kurse Agim Aliu, kryetar i Ferizajt, shtoi se “sot e gjithmonë, sot e sa të jetë jeta, me çlirimtarët, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin për Kosovën që ata sakrifikuan, për Republikën që themeluan, për lirinë që jetojmë, për të shenjtën e të shtrenjtën lavdi e amanet të luftëtarëve të lirisë”.
Ndërsa Afrim Mehmeti, krytar i OVL-UÇK dega në Ferizaj, th sa e veçanta e historisë së liderëve tanë është se ata nuk u ndalën vetëm te lufta për çlirimin e vendit. “Ata kontribuuan edhe në procesin historik drejt shpalljes së Pavarësisë”, shtoi ai.
Aktivitete në përkrahje çlirimtarëve do të mbahen edhe në qytetet të tjera, ku në sheshet kryesore do të vendosen ekrane që shfaqin numërimin mbrapsht në kohë reale deri më 16 shtator.























