Komuna e Prishtinës apelon për kujdes: Malet përreth kryeqytetit po digjen
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës apelon për kujdes: Malet përreth kryeqytetit po digjen

N.M. /RTKlive

Komuna e Prishtinës ka bërë apel urgjent për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, pas zjarreve që kanë përfshirë malet përreth kryeqytetit.

Përmes një njoftimi, komuna ka paralajmëruar se temperaturat e larta dhe kushtet e thata favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve, duke rrezikuar pyjet, kafshët, pronat dhe jetën e qytetarëve.

Qytetarëve u është bërë thirrje të mos ndezin zjarre në natyrë, të mos djegin barishte, hamullishta apo mbeturina dhe të mos hedhin cigare të ndezura.

Komuna ka kërkuar që në rast të vërejtjes së tymit apo zjarrit, qytetarët të largohen nga zona e rrezikut dhe të njoftojnë menjëherë Zjarrfikësit e Kryeqytetit në numrin 193.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët po angazhohen në shuarjen e zjarreve.

“Një pakujdesi e vetme mund të shkaktojë një katastrofë të madhe. Mbrojtja e natyrës dhe e jetës është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në apelin e komunës.


MË SHUME NGA Kosovë