07:57 / 27.08.2026
Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 34°C
N.M. /RTKlive
Mbi vendin tonë të enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të fokusuara përreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 deri në 34 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.























