09:51 / 28.08.2026
Nis asfaltimi i rrugës Ranatoc–Kokaj në Gjilan
V.Th / RTKLive
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ka nisur realizimin e projektit për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Ranatoc–Kokaj.
Investimi kap vlerën e 569 mijë eurove dhe financohet nga Qeveria e Kosovës. Rruga është e gjatë 3.26 kilometra dhe e gjerë 5.5 metra.
Projekti përfshin asfaltimin në dy shtresa me trashësi të përgjithshme prej 11 centimetrash, si dhe ndërtimin e konstruksionit të rrugës, sistemit për largimin e ujërave, mureve mbrojtëse, bankinave dhe kanaleve për ujërat atmosferike.
Sipas MIT-it, investimet në infrastrukturë po vazhdojnë në të gjitha komunat e Kosovës, në bashkëpunim me pushtetin lokal.























