Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Osek Hilë dhe Skivjan
BKT
Kosovë

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Osek Hilë dhe Skivjan

Sh.G|RTKlive

KRU “Gjakova” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë punimet në kuadër të projektit “Instalimi i ujësjellësit Gjakova III për fshatrat Lugbunar, Osek Hilë dhe Skivjan të Komunës së Gjakovës”.

Sipas njoftimit, ekipet do të punojnë në kyçjet sekondare, me zhvendosjen e tyre nga gypi ekzistues i azbestit në rrjetin e ri me gypa DN315 dhe DN63 milimetra.

Për shkak të këtyre punimeve, nga ora 12:00 deri në 16:00, pa furnizim me ujë do të mbesin përkohësisht fshati Osek Hilë dhe fshati Skivjan.

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ndërprerja është e përkohshme dhe është e nevojshme për realizimin e punimeve në rrjetin e ri të ujësjellësit.

Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve.


MË SHUME NGA Kosovë