Hykolli uron fillimin e vitit të ri shkollor
BKT
Kosovë

Hykolli uron fillimin e vitit të ri shkollor

V.Th / RTKLive

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Në urimin e tij, Hykolli ka veçuar mësuesit dhe mësimdhënësit, punëtorët e administratës dhe teknikë, si dhe drejtuesit e shkollave.

“Shoqëria ua beson një nga përgjegjësitë e saj më të mëdha, ua beson formimin e brezave dhe ndërtimin e së ardhmes”, ka thënë Hykolli për mësuesit dhe mësimdhënësit.

Urim të veçantë ai u ka drejtuar edhe nxënësve, veçanërisht atyre që për herë të parë ulen në bankat shkollore.

“Uroj që shkolla t’u bëhet vend i dijes, i edukimit, i miqësisë dhe i ëndrrave që marrin udhë”, ka shkruar Hykolli.

Ai ka uruar prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe respektit për punëtorët e arsimit.

“Një shoqëri që e çmon shkollën, e çmon dijen”, ka thënë Hykolli.


MË SHUME NGA Kosovë