12:19 / 01.09.2026
Pagesa e kësteve të kredive mund të kryhet në zyrat postare
Sh.G|RTKlive
Posta e Kosovës ka bërë të ditur se qytetarët tani mund të kryejnë pagesat e kësteve të kredive për disa institucione financiare përmes rrjetit të zyrave postare.
Sipas njoftimit, pagesat mund të realizohen për këto institucione financiare: IMF Start, KEP Trust IMF KGMAMF, IMF KosInvest, IMF NOA, IFJB Lesna, AFK, BI Credit, Monego.
Posta e Kosovës ka bërë të ditur se zyrat postare janë të hapura nga ora 08:00, duke u mundësuar qytetarëve kryerjen e pagesave në sportelet postare.























