1 shtatori në Gjilan nis me aktivitete sensibilizuese për sigurinë e nxënësve
BKT
Kosovë

1 shtatori në Gjilan nis me aktivitete sensibilizuese për sigurinë e nxënësve

G.K/RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27, ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e një ambienti të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor, me theks të veçantë në sigurinë në trafikun rrugor.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, të hënën, Njësia Sektoriale dhe Komunitet nga Stacioni Policor në Gjilan, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë shpërndarë fletushka me këshilla dhe udhëzime konkrete për sigurinë e fëmijëve.

Po ashtu, janë zhvilluar aktivitete të përbashkëta në terren me nxënës, si dhe aktivitete në afërsi të shkollave që ndodhen pranë akseve kryesore rrugore.

Sipas Policisë, qëllimi i këtyre aktiviteteve ka qenë ndërgjegjësimi i nxënësve dhe prindërve për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe rritjen e kujdesit gjatë lëvizjes në dhe pranë zonave shkollore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht tek drejtuesit e automjeteve, që gjatë lëvizjes në afërsi të shkollave të shtojnë kujdesin, të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit, duke pasur parasysh praninë e shtuar të fëmijëve dhe nxënësve në trafik,


MË SHUME NGA Kosovë