Idrizi: Nesër ndizet ‘Zjarri i Lirisë’ në Vushtrri
BKT
Kosovë

Idrizi: Nesër ndizet ‘Zjarri i Lirisë’ në Vushtrri

K. K. / RTKlive

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se nesër do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në Vushtrri.

Idrizi ka thënë se ky aktivitet do të mbahet në ora 19:00 te Pishat e Novolanit.

"Në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi” të platformës “Liria ka Emër”, Zona Operative e Shalës nesër organizon ndezjen e “Zjarrit të Lirisë”, në mbështetje të çlirimtarëve tanë. Ju ftoj të gjithëve t’i bashkoheni këtij aktiviteti, i cili do të mbahet nga ora 19:00, te Pishat e Novolanit. Çlirimtarë, nuk jeni vetëm!", ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë