KFOR dhe Peci diskutojnë për bashkëpunimin në Mitrovicë
BKT
Foto: KFOR
Kosovë

KFOR dhe Peci diskutojnë për bashkëpunimin në Mitrovicë

V.Th / RTKLive

Shkëmbimi i pikëpamjeve dhe forcimi i bashkëpunimit ishin në fokus të takimit mes zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Collina, dhe kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Takimi u mbajt në objektin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, ndërsa mori pjesë edhe shefi i shtabit të Njësisë Speciale Shumëkombëshe (MSU), nënkolonel Massimo Ienco.

Sipas KFOR-it, Collina ndau informacione lidhur me aktivitetet e misionit dhe rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.


MË SHUME NGA Kosovë