KRU Prishtina intervenon në disa rrugë për punime të mirëmbajtjes
BKT
Kosovë

KRU Prishtina intervenon në disa rrugë për punime të mirëmbajtjes

Sh.G|RTKlive

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU Prishtina gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në disa rrugë të kryeqytetit, ku do të realizohen punime të nevojshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Sipas njoftimit të KRU Prishtina, punimet do të zhvillohen në rrugët:

“Beteja e Kosharës”, “Ibrahim Fehmiu”, “Drenica”, “Ali Vitija”, “Shaip Mustafa”, “Butrinti”, “Aziz Zhilivoda”, “Dalip Alshiqi”, “Vjosa”, “Malush Kosova” ,“Bijat e UÇK-së” ,“Nezir Muji”.

Ekipet e mirëmbajtjes do të jenë të angazhuara në këto lokacione për kryerjen e punimeve të planifikuara dhe ndërhyrjeve të nevojshme.

KRU Prishtina u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe kujdes gjatë kohës sa ekipet janë në terren.


MË SHUME NGA Kosovë