Protesta shkakton vonesa në transportin publik në Prishtinë
BKT
Kosovë

Protesta shkakton vonesa në transportin publik në Prishtinë

Sh.G|RTKlive

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se, për shkak të një proteste dhe masave të përkohshme për menaxhimin e qarkullimit në hyrje të kryeqytetit, mund të ketë vonesa dhe pengesa në transportin publik.

Sipas njoftimit, linjat që qarkullojnë në këtë pjesë të qytetit mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt.

Ekipet e transportit publik po e përcjellin situatën dhe, varësisht nga kushtet e qarkullimit, do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit.

Komuna ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga qytetarët deri në normalizimin e qarkullimit.


MË SHUME NGA Kosovë