Shtimja bëhet me Kartë Evropiane të Rinisë
BKT
Kosovë

Shtimja bëhet me Kartë Evropiane të Rinisë

Sh.G|RTKlive

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, pikërisht në Ditën e Rinisë së Shtimes, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me BONEVET, përmes Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, duke sjellë Kartën Evropiane të Rinisë (EYCA) për të rinjtë e Shtimes.

Përmes këtij bashkëpunimi, të rinjtë e komunës do të kenë qasje në një sërë përfitimesh dhe lehtësirash në arsim, kulturë, sport, transport, udhëtime dhe shërbime të tjera, në Kosovë dhe në mbi 35 shtete të Evropës.

Aliu, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, theksoi se rinia ka nevojë për mundësi konkrete dhe jo vetëm për fjalë.

"Një ‘pasaportë’ e re për mijëra përfitime e zbritje në arsim, kulturë, sport, udhëtime e transport në mbi 35 shtete të Evropës. Rinisë nuk i duhen vetëm fjalë, por mundësi konkrete. Gëzuar Ditën e Rinisë, Shtime! Shfrytëzojeni çdo mundësi", tha Aliu.

Karta Evropiane e Rinisë përfaqëson një mundësi të re për të rinjtë e Shtimes, duke u ofruar atyre më shumë mundësi për të mësuar, për të lëvizur, për të përfituar dhe për t'u zhvilluar, si dhe duke i afruar ata me hapësirën evropiane të mobilitetit dhe mundësive.


MË SHUME NGA Kosovë