20:43 / 18.09.2026
Mot me diell dhe vranësira gjatë fundjavës
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 28°C. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.
Të dielën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 29°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.























