Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë
BKT
Kosovë

Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë

E.Hoti/RTKlive

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim me Shoqatën Bullgare të Shpellave (Bulgarian Caving Society) kanë organizuar një ekspeditë hulumtuese speleologjike në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Sipas njoftimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, gjatë kësaj ekspedite janë eksploruar dhe hartografuar: Shpella e Drelajve, Shpella e Flamurit (ose Shpella e Stërqokës), në Hajlë, me thellësi 45 m, Shpellat Binjake (Bajshë), me thellësi 35 m, dhe Shpella në Rrasen e Zogut, me thellësi 200 m.

"Shpella në Rrasen e Zogut, që ndodhet në lartësi mbidetare 1900 m, është shpella më e thellë e eksploruar deri me tash në Kosovë", thuhet në njoftim

.Tutje theksohet se deri me tani janë eksploruar dhe hartografuar 200 m të shpellës por supozohet se shpella arrin thellësinë deri në 500 metra.

Hulumtimet speleologjike në këtë shpellë do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm.


MË SHUME NGA Kosovë