KRU “Prishtina” intervenon sot në disa rrugë të kryeqytetit
BKT
Kosovë

KRU “Prishtina” intervenon sot në disa rrugë të kryeqytetit

Sh.G|RTKlive

KRU “Prishtina” ka njoftuar se sot ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në disa rrugë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, ekipet do të jenë në terren në rrugët “Gjergj Balsha”, “Ahmet Dërguti”, “Vëllezërit Grim”, “Butrinti”, “28 Nëntori”, “Kasem Trebeshinja”, “Mic Sokoli”, “Muhamet Sokoli”, “Hyzri Talla”, “Muhamet Malësori” dhe “Holger Pedersen”.

KRU “Prishtina” nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me kohëzgjatjen e ndërhyrjeve.


MË SHUME NGA Kosovë