ASK: Në korrik u regjistruan më shumë lindje se në qershor 2026
A.B/RTKLive
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për lindjet gjatë muajit korrik 2026, ku janë regjistruar gjithsej 2 691 lindje, brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1 423 janë meshkuj dhe 1 268 femra. Sipas ASK-së, krahasuar me qershorin 2026, numri i lindjeve në korrik është rritur për 0.6 për qind.
Gjatë muajit korrik 2026 janë regjistruar gjithsej 873 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 476 janë meshkuj dhe 397 janë femra. Krahasuar me muaji qershor 2026, në muajin korrik 2026 ka rënie të vdekjeve me 5,1%.
"Në muajin korrik 2026 janë regjistruar gjithsej 1 344 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin qershor 2026, në muajin korrik 2026 numri i kurorëzimeve u rrit me 5,1%. Ndërsa, gjatë muajit korrik 2026, janë regjistruar 168 raste të shkurorëzimeve në Kosovë Krahasuar me muajin qershor 2026, numri i shkurorëzimeve u rrit me 14,3%", njofton ASK.























