Lladrovci falënderon për përkujtimin e Fehmi e Xhevë Lladrovcit
BKT
Kosovë

Lladrovci falënderon për përkujtimin e Fehmi e Xhevë Lladrovcit

K. K. / RTKlive

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin dhe heroinën e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e rënies së tyre në Gllanasellë.

Lladrovci tha se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci u përjetësuan në Gllanasellë në një periudhë kur lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe po merrte përmasa të mëdha.

Ai i cilësoi ata si shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe trashëgimisë heroike për brezat.

Në ceremoninë përkujtimore, Lladrovci nderoi edhe dëshmorët Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci, të cilët, sipas tij, dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatimes, Shefqetit, Behxhetit, Milazimit dhe Hamitit!”, ka shkruar Lladrovci.

Ai falënderoi familjarët e dëshmorëve, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarët që morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë.

“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, përfundoi Lladrovci.


MË SHUME NGA Kosovë