16:22 / 23.09.2026
Hapet thirrja për subvencione për bizneset që riciklojnë mbeturina
Sh.G|RTKlive
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është hapur thirrja për subvencione në vlerë prej 200 mijë eurosh për start-up dhe ndërmarrje që merren me riciklimin e mbeturinave.
Sipas Pacollit, mbështetja synon bizneset që kontribuojnë në ekonominë qarkore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Mbështetja përfshin parandalimin, ripërdorimin, ndarjen dhe riciklimin e mbeturinave, përpunimin e kategorive specifike të mbeturinave, si dhe ide inovative nga bizneset e reja dhe ndërmarrjet e vogla.
“Mbështetja për një projekt është nga 5 mijë deri në 20 mijë euro”, ka bërë të ditur Pacolli.
Linku i thirrjes për aplikim: https://mmphi.rks-gov.net/ 























