KRU “Prishtina” vazhdon shkyçjet për konsumatorët me borxhe
BKT
Kosovë

KRU “Prishtina” vazhdon shkyçjet për konsumatorët me borxhe

Sh.G|RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot po vazhdojnë shkyçjet nga rrjeti i furnizimit me ujë për konsumatorët me borxhe të papaguara në rrugën “Bedri Berisha”.

Përmes një njoftimi, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet e tyre, me qëllim që të shmangin shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë.

Kompania u ka kërkuar konsumatorëve që të tregojnë përgjegjësi ndaj obligimeve të tyre dhe t’i kryejnë pagesat, në mënyrë që të mos përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë.

“Mos lejoni që borxhet t’ju shkaktojnë ndërprerje të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.


MË SHUME NGA Kosovë