Komuna e Ferizajt gjobitet me 4 mijë euro për hapjen e kanalit pa leje
G..K/RTKlive
Komuna e Ferizajt është gjobitur me 4 mijë euro nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, për shkak të mungesës së Pëlqimit Ujor dhe lejes përkatëse ligjore për hapjen e një kanali hidroteknik në rrugën “Safet Berisha”, në Nekodim.
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjoba është shqiptuar ndaj Drejtorisë së Inspekcionit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Ferizajt.
Sipas saj, përkundër afateve të dhëna për sanimin e terrenit dhe shmangien e rrezikut nga vërshimet për banorët e zonës, kërkesat e Inspektoratit nuk janë përfillur.
“Do të jemi të pakompromis ndaj çdo institucioni, pa dallim, që nuk respekton rregullat dhe detyrimet ligjore. Ligji vlen njësoj për të gjithë”, ka shkruar Pacolli.























