KRU Prishtina u bën thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat e ujit me kohë
BKT
Kosovë

KRU Prishtina u bën thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat e ujit me kohë

Sh.G|RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve dhe konsumatorëve që t’i kryejnë me kohë obligimet për faturat e ujit.

Sipas KRU Prishtina, borxhi i akumuluar ndaj kompanisë arrin në rreth 47 milionë euro, gjë që, sipas kompanisë, ndikon në funksionimin dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve të furnizimit me ujë.

Kompania thekson se pagesa e faturave përbën përgjegjësi të secilit konsumator dhe se shmangia e akumulimit të borxheve është e rëndësishme për vazhdimësinë e shërbimit.

“Konsumatorët duhet t’i paguajnë me kohë faturat e ujit. Borxhi prej 47 milionë eurosh është i papranueshëm dhe dëmton funksionimin e shërbimit të ujësjellësit”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Nga kompania kanë bërë thirrje për përmbushjen e obligimeve financiare, duke vlerësuar se pagesa me kohë e faturave është në interes të të gjithë qytetarëve dhe kontribuon në një shërbim të qëndrueshëm të furnizimit me ujë.


MË SHUME NGA Kosovë