08:02 / 26.09.2026
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
N. Mekolli /RTKlive
Mbi vendin tonë të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Nuk parashihen reshje. Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1–6 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike gjatë së shtunës do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme për shumicën e njerëzve. Temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta, ndërsa gjatë ditës kushtet do të jenë më të përshtatshme për aktivitete në ambiente të hapura.























