23:05 / 28.09.2026
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të martën
E.Hoti/RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së martë, më 29 shtator, vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.























