Prizrenasit mbështesin protestën ‘Jo në emrin tim’
BKT
Kosovë

Prizrenasit mbështesin protestën ‘Jo në emrin tim’

Myrvete Axhami / RTK

Qytetarët e Komunës së Prizrenit udhëtuan drejt Prishtinës për ta mbështetur protestën „Jo në emrin tim“, të thirrur nga OVL. Ata shprehen kundër aktgjykimit të Gjykatës së Hagës ndaj krerëve të UÇK-së.

“Na është bërë një padrejtësi shumë e madhe për të gjithë popullin, jo veç për ata gjashtë atje, por për gjithë popullin shqiptar. Shpresojmë që në apel të lirohen, që të ecim përpara”, tha Agrim Krasniqi.

“Do të mundohemi deri në pikën e fundit, se jemi pa faj, hiç pa pikë faji. Na kanë vrarë, na kanë mbytur, edhe xhenazja gjykohet”, tha Seladin Kreyziu.

“Ne jemi të vendosur dhe të betuar që të shkojmë deri në fund, derisa ata të lirohen si të pafajshëm”, tha Ilham Berisha.

“Ne besojmë në pafajësinë e tyre dhe presim shumë shpejt të na kthehen në atdhe”, tha Agnesa Rexhepi.

Ndonëse ishte bërë thirrje që udhëtimi të bëhej me autobusë, shumë nga prizrenasit kanë udhëtuar edhe me automjetet e tyre.


MË SHUME NGA Kosovë