Komuna e Mitrovicës inicon shkëputjen e 27 kontratave të pronave komunale
BKT
Kosovë

Komuna e Mitrovicës inicon shkëputjen e 27 kontratave të pronave komunale

Sh.G|RTKlive

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka iniciuar procedurat për shkëputjen e 27 kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për kontrata të lidhura për periudha deri në 99 vjet, ndërsa inicimi i procedurave për shkëputjen e tyre vjen, siç thuhet, për shkak të mosrealizimit të obligimeve të përcaktuara me kontrata.

Peci ka deklaruar se disa nga këto kontrata, edhe pas një periudhe deri në 10 vjet, nuk janë shoqëruar me investime.

“Të gjitha pronat publike do të jenë në dispozicion për të gjithë, pa dallime e favorizime”, ka deklaruar Peci.

Komuna nuk ka dhënë, në njoftimin e bërë publik, detaje për secilën nga 27 kontratat, përfituesit e tyre apo vlerën dhe sipërfaqen e pronave të përfshira.

Procedurat e shkëputjes së kontratave pritet të zhvillohen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe administrative.


MË SHUME NGA Kosovë