KRU Gjakova: Mbetjet po bllokojnë rrjetin e kanalizimit në Gjakovë dhe Rahovec
Sh.G|RTKlive
Ekipet e Njësisë për Pastrimin e Kanalizimit në KRU “Gjakova” kanë hasur në bllokime të shkaktuara nga mbetje të ndryshme gjatë punës në rrjetin e kanalizimit në Gjakovë dhe Rahovec.
Sipas KRU “Gjakova”, ekipet kanë punuar për disa orë për zhbllokimin e pusetave. Në një pusetë në Rahovec është gjetur dhe nxjerrë një pjesë e bordurës së rrugës, e cila kishte shkaktuar bllokimin e kanalizimit.
Ndërkaq, në disa puseta në Gjakovë janë gjetur sasi të mëdha zalli, gurësh, çimentoje dhe plastike, ndërsa ekipet kanë nxjerrë edhe pirunë.
KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje operatorëve dhe kompanive që merren me asfaltimin dhe ndërtimin e rrugëve që të mos hedhin zhavor, gurë apo mbetje të tjera në rrjetin e kanalizimit.
Sipas kompanisë, hedhja e këtyre materialeve vështirëson punën e ekipeve të mirëmbajtjes dhe mund të shkaktojë dëmtime serioze në rrjetin e kanalizimit.























