Zhvillohet trajnimi për sigurimin e cilësisë në shkollat e Prishtinës
Sh.G|RTKlive
Në SHFMU “Naim Frashëri” në Prishtinë po zhvillohet trajnimi në kuadër të Programit “Modeli Kolegial i Sigurimit të Cilësisë”, ku po marrin pjesë përfaqësues të pesë shkollave të mesme të ulëta të Komunës së Prishtinës.
Trajnimi synon të fuqizojë bashkëpunimin profesional ndërmjet shkollave dhe të avancojë praktikat që kontribuojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në procesin arsimor.
Programi është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe realizohet nga KosEd, në bashkëpunim me Institutin Pedagogjik të Kosovës.
Sipas Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, përmes këtij programi synohet krijimi i praktikave të përbashkëta profesionale dhe forcimi i kapaciteteve të shkollave për sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.























