Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë mbyllet nga 6 tetori
Sh.Ç/RTKlive
Qarkullimi i automjeteve në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë do të ndërpritet përkohësisht për shkak të punimeve infrastrukturore.
Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, mbyllja do të nisë më 6 tetor dhe do të zgjasë deri më 15 tetor.
Gjatë gjithë periudhës së punimeve, qasja me automjete në këtë segment do të jetë e pamundur. Komuna ka bërë të ditur gjithashtu se qytetarët nuk do të mund të shfrytëzojnë parkingjet nëntokësore gjatë këtyre ditëve.
Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve dhe drejtuesve të automjeteve që të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh kufizimet e përkohshme.
Punimet, sipas komunës, kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në këtë pjesë të qytetit.























