12:32 / 04.10.2026
Kori i Filharmonisë së Kosovës hap sezonin koncertal
Sh.G|RTKlive
Kori i Filharmonisë së Kosovës ka hapur sezonin e ri koncertal nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood, thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, koncerti nisi me veprën “Move Him into the Sun” të Marion Wood, ndërsa pjesa e dytë iu kushtua kantatës “Flijimi – Sakrifica e Ifigjenisë” të kompozitorit Rafet Rudi, me pjesëmarrjen e mjeshtrit Vendim Kapaj.
Koncerti u mbajt në Kishën Katolike “Shën Ndou”, ku, sipas Filharmonisë, Kori dëshmoi nivel të lartë artistik.
Në njoftim bëhet e ditur se koncerti i radhës do të mbahet më 10 tetor 2026, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, nën drejtimin e dirigjentit polak Wojciech Czepiel.























