Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
BKT
Kosovë

Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta

N.M. /RTKlive

Mbi vendin tonë të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, veçanërisht gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit priten temperatura të ulëta, me mundësi për vlera negative në disa zona, njofton IHMK.


MË SHUME NGA Kosovë