Mbyllet për qarkullim rruga “Dardania” në Fushë Kosovë
BKT
Kosovë

Mbyllet për qarkullim rruga “Dardania” në Fushë Kosovë

V.Th|RTKlive

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët se Rruga “Dardania” do të mbyllet plotësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të punimeve që do të zhvillohen në këtë zonë.

Sipas njoftimit të komunës, rruga do të jetë e mbyllur nga 6 deri më 15 tetor 2026.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë mundësi të qasen në parkingjet nëntokësore përgjatë kësaj rruge.

Nga Komuna e Fushë Kosovës kanë kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të punimeve, të cilat, sipas njoftimit, kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në këtë zonë.

Qytetarët këshillohen që gjatë këtyre ditëve të marrin parasysh kufizimin e qarkullimit dhe të planifikojnë alternativat e tyre të lëvizjes.


MË SHUME NGA Kosovë