Vazhdojnë punimet në rrugën Kijevë–Zahaq
BKT
Kosovë

Vazhdojnë punimet në rrugën Kijevë–Zahaq

K. K. / RTKlive

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se punimet në rrugën Kijevë–Zahaq (N9) po vazhdojnë në disa segmente të projektit.

Sipas ministrisë, në Lotin 4 janë asfaltuar rreth 1.5 kilometra me shtresën e parë të asfaltit, ndërsa punimet po zhvillohen paralelisht edhe në segmentet e tjera të rrugës.

Ministria e ka cilësuar këtë rrugë si një nga arteriet kryesore të Dukagjinit, duke theksuar rëndësinë e saj për qarkullimin dhe lidhjen e kësaj zone.

Tutje në njoftim theksohet se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon të adresojë çështjet që kanë përcjellë realizimin e projektit, krahas mbikëqyrjes së punimeve në terren.

“Cilësi në realizim, dinamikë më e lartë e punimeve dhe respektim i afateve, për ta çuar projektin sa më shpejt drejt përfundimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


MË SHUME NGA Kosovë