10:06 / 07.10.2026
Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, shkak pasiguria në punë
M.P. / RTKlive
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punën në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, për shkak të parregullsive në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.
“Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto dy objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftimin e tyre.
IQP më tej bën thirrje te punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.























