44 biznese të reja përfitojnë grante në Fushë-Kosovë
BKT
Kosovë

44 biznese të reja përfitojnë grante në Fushë-Kosovë

Sh.G|RTKlive

Komuna e Fushë-Kosovës ka nënshkruar marrëveshjet me 44 përfitues të granteve për start-up biznese, në kuadër të Thirrjes Publike për përkrahjen financiare të bizneseve të reja dhe inovative për vitin 2026.

Sipas njoftimit të komunës, marrëveshjet janë nënshkruar përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, me qëllim të mbështetjes së iniciativave të reja të biznesit dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik lokal.

Përmes kësaj skeme të përkrahjes financiare, synohet të promovohet ndërmarrësia dhe vetëpunësimi, të krijohen vende të reja pune dhe të kontribuohet në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të komunës.

Komuna e Fushë-Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë idetë inovative dhe bizneset e reja, me synimin e krijimit të mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

Në njoftim nuk janë bërë të ditura vlera e përgjithshme e granteve, shuma e mbështetjes për secilin përfitues apo fushat në të cilat do të investohen mjetet financiare.


MË SHUME NGA Kosovë