Po ndërtohen 15 kilometra rrugë përgjatë brezit kufitar të Kamenicës
K. K. / RTKlive
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, po vazhdon investimet në ndërtimin e rrugëve përgjatë brezit kufitar, në kuadër të një projekti të ndarë në tri lote.
Projekti përfshin gjithsej 15.04 kilometra rrugë, me vlerë të përgjithshme prej rreth 4.8 milionë eurosh.
Vetëm Loti 3, në segmentin Shahiq–Sfircë, përfshin ndërtimin e 6.86 kilometrave rrugë, me investim prej më shumë se 2.1 milionë eurosh.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, realizimi i projektit synon përmirësimin e lidhjeve ndërmjet fshatrave, lehtësimin e qarkullimit për banorët dhe rritjen e qasjes institucionale në zonat kufitare.
Projekti ka rëndësi edhe në aspektin strategjik, pasi synon të kontribuojë në mobilitetin institucional dhe forcimin e sigurisë përgjatë brezit kufitar të Kosovës.























